Ambasadori turk në BE: Kosova bashkëpunoi me Turqinë për ekstradimin e gylenistëve

Ambasadori i Turqisë në BE Faruk Kaymakci në një intervistë për euractiv ka thënë se Komisioni Europian ka qenë i padrejtë ndaj Turqisë në raportin e fundit, duke i favorizuar vendet e Ballkanit dhe duke injoruar vështirësitë, si dhe duke dështuar t'i ofrojë perspektivë të qartë të anëtarësimit të Ankarasë

Lajme

20/04/2018 16:12

Ai ka thënë se raporti ka probleme dhe njëri prej tyre është dallimi që i bëhet Turqisë me Ballkanin Perëndimor.

“Në fakt, nuk ekziston Ballkani Perëndimor, çfarë është Ballkani Jugor, çka është Ballkani Perëndimor. Nuk ka definicion të tillë. Nëse flisni për vendet kandidate janë vetëm 5 dhe dy kandidate potenciale. Njëra nga to madje as nuk është e njohur nga të gjitha vendet anëtare (Kosova)”, ka thënë Kaymakci.

Diplomati turk ka folur edhe për ekstradimin e gylenistëve nga Kosova në Turqi. Ai ka theksuar se ata nuk janë kidnapuar.

“Turqia ka sundim të ligjit, ndjekja dhe kidnapimi nuk janë fjalë korrekte. Turqia është duke kërkuar nga të gjithë shtetet ku kriminelët e FETO-s janë që të na i ekstradojnë.

Por çfarë ndodhi në Kosovë?

“Ne i kërkuam autoriteteve të Kosovës që të na i ekstradojë dhe kjo është kjo”, ka thënë ai.

Pra kjo ndodhi në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës?

“Natyrisht me autoritetet e Kosovës“, ka thënë Kaymakci.