Ambasadori serb në UNESCO: Projekti për futjen e Kosovës në UNESCO, me qëllim shpëtimin e qeverisë aktuale

Duket se projekti për futjen e rezolutës për pranimin e Kosovës në UNESCO, në shumë mënyra kishte në fakt për qëllim shpëtimin e qeverisë aktuale në Prishtinë, madje edhe të disa individëve të shquar nga këto autoritete, ka deklaruar për Sputnik, ambasadori serbë në UNESCO, Darko Tanaskoviq.

Lajme

10/11/2015 14:18

Gjatë një interviste dhënë Sputnik, Tanaskoviq, zbulon detaje interesante se çfarë i kishte paraprirë votimit për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, dhe shpjegon rëndësinë e këtyre vendimeve në nivel ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.

Çfarë atmosfere e ka përcjellë seancën e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris?

Seanca është paraprirë nga një atmosferë plotë me ethe dhe ankth nga ana e atyre që kishin mbështetur pranimin e Kosovës në UNESCO, të cilët ishin të vetëdijshëm se nuk kanë mbledhur vota të mjaftueshme për arritur rezultatin e kërkuar, ku në ndërtesën e UNESCO-s lobonin në mënyrë intensive. U afroheshin delegacioneve duke u kërkuar të ndryshojnë orientimin e tyre, e në veçanti atyre që besonin se do të votojnë kundër pranimit të Kosovës, në mënyrë që të zvogëlojnë numrin e atyre që ishin kundër. Kjo nervozë ishte e dukshme jo vetëm në mesin e diplomatëve në Paris, por edhe në raportimet e medieve në Kosovë.

A ishte rezultati i votimit befasues?

Qysh në seancën e Këshillit Ekzekutiv, kur është mbështetur propozimi që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës në Konferencën e Përgjithshme, ishte e qartë se ekziston një ndarje e madhe brenda UNESCO-s, dhe vetëm falë sistemit të votimit ku abstenimet nuk numërohen, ky propozim është futur në axhendë. Dhe mu për këtë vendosëm që të propozojmë shtyrjen e votimit, dhe me këtë rast është zhvilluar një debat kuptimplotë dhe serioz.

Edhe pse propozimi ynë nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme, për vendimin për projekt-rezolutën, është hyrë me një vetëdije se kjo është diçka që mund përgjithmonë të shënojë këtë organizatë, qoftë edhe nëse do të votohej në një farë mënyre do të përbënte një shkelje të mëtejshme të së drejtës ndërkombëtare dhe do përbënte hyrje të dhunshme të një jo-shteti në këtë organizatë, pavarësisht argumenteve të mbështetësve për pranimin e Kosovës që kishin arritur ti prezantojnë.

Përfaqësuesit e autoriteteve të përkohshme në Prishtinë kanë njoftuar se si shumica e shteteve anëtare në UNESCO votuan në favor të Kosovës, por në fund nuk arritën të pranohen. Si i komentoni këto deklarata?

Natyrisht, si shumë deklarata tjera të mëparshme në lidhje me të ashtuquajturën mbështetje plebishitare, kjo është lart të vërtetës. Në një organizatë që bëjnë pjesë 195 vende, 92 kanë votuar për pranimin e Kosovës, ndërsa të tjerat ishin kundër, që në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si shumicë. Pra, pavarësisht kësaj, sipas mendimit tim, me një sistem të çuditshëm të votimit, që shpesh shtrembëron realitetin, megjithatë është arritur që ky propozim të mos fitojë shumicën e kërkuar.

Britania e Madhe gjatë Konferencës së përgjithshme ishte ndër vendet më mbështetëse për pranimin e Kosovës në UNESCO

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuara në fakt na ka ndihmuar në masë të madhe, pasi është përpjekur të shpjegojë se si do të ishte precedent nëse Konferenca e Përgjithshme nuk do të vepronte në përputhje me rekomandimin e Këshillit Ekzekutiv, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Duke dëgjuar fjalimin e tij, e kam vënë re se në fakt është e logjikshme që të vjen deri te një precedent i tillë, pasi që kurrë në historinë e UNESCOS-s nuk ka ekzistuar një anëtarë që nuk është shtet, që pranimi i saj mund të kërkohet në këtë organizatë. Propozimi në vetvete ishte precedent që është mjaft i kuptueshëm se Konferenca e Përgjithshme nuk ka mundur të pranojë diçka që është precedent, e aq më pak një vend ku territorin e saj e administron OKB-ja.

Ky është një moment i rëndësishëm, dhe shihet qartë se jo çdo gjë gjithmonë mund të arrihet në atë mënyrë që disa vende janë mësuar të veprojnë në komunitetin ndërkombëtar.

A e kanë kuptuar autoritetet në Prishtinë mesazhin që erdhi nga Parisi? Se nuk do të mund kaq lehtë të realizojnë atë çfarë kanë dashur pa u marrë vesh me Beogradin?

Ky është dashur të jetë mesazhi i vetëm konstruktiv që do të mund të hapte rrugën drejt përmirësimit të jetës për shqiptarët dhe serbët në Kosovë, por edhe për gjithë rajonin. Ne kemi kërkuar shtyrjen e votimit për ti dhënë më shumë kohë bisedimeve në Bruksel, që me ndihmën e BE-së të shqyrtohen gjitha çështjet relevante, duke përfshirë edhe çështjen e statusit të përgjithshëm dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonte kulturore dhe shpirtërore në Kosovë.

Ajo çfarë ishte më shumë paralajmëruese pas gjithë kësaj sage që Kosova të pranohet në UNESCO, janë deklaratat e zyrtarëve të Kosovës të cilët kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend që brenda procesit të Brukselit të diskutojnë për statusin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për shkak se gjoja nuk është në agjendën e këtyre temave.

Për këtë frikësohem se rezultati i këtij votimi nuk do të perceptohet kështu në Prishtinë, por ndryshe, dhe fatkeqësisht ndoshta mund të qojë drejt refuzimit për tu diskutuar për këtë në dialog, të krijoj tensione më të mëdha në shoqëri dhe të qojë drejt përshkallëzimit të luftës politike në Prishtinë, që sigurisht nuk do të ishte diçka e mirë.

Kjo është vërtetuar edhe nga deklaratat e përfaqësuesve të opozitës shqiptare në Prishtinë, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e autoriteteve në Prishtinë dhe ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel

Kjo është pritur. Duket se projekti i kësaj rezolute për pranimin e Kosovës në UNESCO, në shumë mënyra kishte në fakt për qëllim shpëtimin e qeverisë aktuale në Prishtinë, dhe madje edhe të disa individëve të shquar nga këto autoritete, dhe në këtë aspekt do to ishte funksional kur është fjala për sponsorët e propozimit.

Mediat ndërkombëtare e kanë vlerësuar rezultatin e votimit si një fitore për Rusinë dhe Serbinë?

Rusia i ka ofruar mbështetje të madhe Serbisë, dhe natyrisht se aty ishte edhe Kina, India, Brazili, Kuba, Indonezia, Argjentina… Disa vende që e kanë njohur Kosovën kishin vendosur të abstenojnë. Një vlerësim i tillë do të ishte nënvlerësim për të gjitha ato vende të cilat për interesat e tyre, por edhe besimin nuk e kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke qëndruar në një front të bashkuar për tu përballur me  dhunën kundër të drejtës ndërkombëtare.

Cili është hapi i ardhshëm i Serbisë, duke pasur parasysh deklaratën e Hashim Thaçit se Kosova nuk do të heqë dorë nga pranimi në UNESCO, dhe se do të presë mundësinë tjetër për pranimin e Kosovës në vitin 2017?

Nuk dyshojë në atë që autoritetet në Prishtinë që përmes një përpjekjeje të përsëritur të kërkojnë pranimin e Kosovës në UNESCO. Kjo është e drejta e tyre legjitime, dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur.

Por edhe nga Parisi ka arritur mesazhi se nuk mundet gjithmonë të arrihet çdo gjë pa marrëveshje dhe bashkëpunim. Për këtë mendoj se do të ishte mençuri nëse ata e kuptojnë siç duhet mesazhin e votimit në UNESCO, dhe se rrugët për në UNESCO duhen kërkuar në mënyra tjera nga ana e atyre që janë në pushtet në Prishtinë. (lajmi.net)