Ambasadori O’Connell inspekton punimet në asfaltin që po investon Britania e Madhe – Lajmi.net
Ambasadori O’Connell inspekton punimet në asfaltin që po investon Britania e Madhe
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:56, 14 February 2018
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connelli, sot ka qëndruar në Komunën e Klinës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e rrugës deri te Manastiri i Budisalcit, si dhe ka zhvilluar një takim me strukturat e pushtetit lokal në Klinë.

O’ Connell, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vizituar Manastirin e Budisalcit dhe kanë parë nga afër fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës. Në ceremoni, përveç zyrtarëve të Komunës së Klinës, të pranishëm kanë qenë edhe ushtarakë të FSK-së, zyrtarë të MKK-së, IOM-it, Policisë së Kosovës dhe qytetarë.

Projekti për asfaltimin e rrugës 400 metra deri te Manastiri i Budisalcit është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe me vlerë prej 32 mijë euro dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim me 8 mijë euro. FSK-ja, do të bëjë rregullimin, trasimin dhe shtruarjen e rrugës me zhavorr, ndërsa firma e kontraktuar do ta bëjë asfaltimin e saj.

Me pas, Ambasadori, ka qëndruar në Komunën e Klinës, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin Zenun Elezaj, nënkryetarin Besim Hoti, kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Klinës, Fadil Gashi dhe drejtorin Lorenc Marleku. O’Connell, është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin me Komunën e Klinës, FSK-në dhe MKK-në, në realizimin e këtij projekti që krijon qasje më të lehtë për komunitetin në kryerjen e riteve fetare. “ Puna e përbashkët është shumë e rëndësishme, sidomos kur ndihmojmë qytetarët”, ka thënë ambasadori.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar Ambasadorin për vizitën në Komunën e Klinës dhe ndihmën në realizimin e këtij projekti dhe e ka njoftuar atë se dy problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët është uji i pijshëm dhe ujërat e zeza. “ Dy çështje sfiduese për pushtetin lokal për të cilat jemi duke punuar që nga marrja e detyrës, është furnizimi me ujë të pijshëm dhe trajtimi i ujërave të zeza. Do të hartojmë një studim fizibiliteti për trajtim të ujërave të zeza për të parë mundësinë e investimeve me buxhet të Komunës dhe donatorëve tjerë vendorë e ndërkombëtarë”, ka thënë Elezaj.

Sipas tij, Komuna bashkë me Qeverinë e Kosovës, planifikon edhe ndërtimin e rrugës transitore, ku do të lirohej qyteti i Klinës nga lëvizja e automjeteve që vijnë nga Skenderaj dhe Istogu. Elezaj, e ka njoftuar Ambasadorin Britanik, se kjo komunë ka pasuri të mëdha minerare, të cilat nuk janë duke u shfrytëzuar dhe Komuna është e gatshme të ofrojë kushte për investitorë në bashkëpunim me nivelin qendror. “ Do të promovojmë pasuritë tona për t’iu hapur rrugë investitorëve”, ka thënë kryetari Elezaj./Lajmi.net/

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble