Ambasadori kosovar në Londë uron martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, përmes një postimi në Facebook ka uruar martesën e Princit Harry me aktoren e njohur Meghan Markle.

Lajme

19/05/2018 17:41

Ai, në emër të Republikës së Kosovës, çiftit të ri mbretëror i ka uruar një jetë të lumtur.

“Urimet më të mira nga Kosova për Princin Harry dhe Meghan Markle në martesën mbretërore të tyre. I urojmë atyre një jetë të lumtur së bashku”, ka shkruar Greiçevci.