Ambasadori i SHBA-së: Njohja e Kosovës nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott ka thënë, se do të ishte i befasuar nëse njohja e Kosovës është bërë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lajme

22/07/2017 09:16

Ai në një intervistë për “Politiko” ka thënë, se Brukseli ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të pajtohen në konceptin e normalizimit të marrëdhënieve dhe jo të jetë kusht për BE, “unë shpresoj që së shpejti do të shohim përparim në dialogun e Brukselit”, transmeton lajmi.net.

Scott ka thënë se Serbia dhe SHBA nuk janë dakord mbi çështjen e Kosovës, pasi Shtetet e Bashkuara njohin pavarësinë e saj, ndërsa Beogradi nuk është, por që të dy palët pajtohen se dialogu i Brukseli duhet të përdorët për marrëdhënie të mira mes dyja vendeve.

“Prandaj, nga të dyja palët pritet që të përmbushin të gjitha detyrimet që kanë marr përsipër si pjesë e këtij procesi”, ka thënë ndër tjera Scott. /Lajmi.net/