Ambasadori i Izraelit largohet nga Turqia – Lajmi.net
Ambasadori i Izraelit largohet nga Turqia
Autori: Lajmi.net Bota 14:47, 16 May 2018
Eitan Naeh të martën u thirr në Ministrinë e Jashtme të Turqisë ku mori porosinë se “do të ishte e përshtatshme që të kthehet në vendin e tij për një kohë të caktuar”

Ambasadori i Izraelit në Turqi, Eitan Naeh, është larguar nga Turqia të mërkurën, pasi paraprakisht një gjë të tillë e kërkoi nga ai Turqia, nga shkaku i dhunës dhe vrasjeve nga forcat izraelite në kufirin me Gazën, raporton Anadolu Agency (AA).

I shoqëruar nga personeli i sigurimit dhe disa zyrtarë të ambasadës, Naeh u largua nga Turqia me fluturimin e orës 11:30 (koha lokale), pasi të martën u thirr në Ministrinë e Jashtme të Turqisë ku mori porosinë se “do të ishte e përshtatshme që të kthehet në vendin e tij për një kohë të caktuar”.

Gjashtëdhjetë e dy persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 3.000 persona u plagosën, në masakrën e forcave izraelite të sigurisë, në protestat në Rripin e Gazës, të organizuara në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds.

Pas kësaj Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thirri për konsultime në Turqi ambasadorin turk në Tel Aviv, Kemal Ökem dhe ambasadorin e Turqisë në SHBA, Serdar Kılıç.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan