Ambasadori i Italisë në Maqedoni: Nikolla Gruevski e di që do ta izolojmë

Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Massimo Beleli, ka deklaruar se e kanë porositur Nikolla Gruevskin që në mënyrë të shpejtë të gjej zgjidhjen e krizës politike në vend.

Lajme

15/05/2015 12:42

“Unë dhe katër ambasador tjerë qartas i treguam Gruevskit se po rrezikon izolim diplomatik nëse nuk ndërmerr masa të shpejta në sferën e lirisë së medieve, sundimit të drejtës dhe nëse nuk nis hetim serioz për akuzat që po dalin nga bisedat e përgjuara”, ka thënë ambasadori Beleli, transmeton zhurnal.mk.

Maqedonia ndodhet buzë trazirave, pasi maqedonasit nuk janë të kënaqur me qeverisjen e vendi, ashtu sikurse nuk janë të kënaqur as shqiptarët me qeverisjen e Gruevskit dhe pozitën e tyre në Maqedoni.