Ambasadori Greiçevci paralajmëron samitin e ardhshëm në Londër (Foto)

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka paralajmëruar samitin e radhës të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Londër, në vitin e ardhshëm.

Lajme

12/07/2017 09:33

“Shpresë për Ballkanin Perëndimor në Samitin në Trieste me pjesëmarrjen e Kancelares Merkel, Presidentit Macron, Komisionit të BE dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (AL, BiH, KS, MK, MNE, SRB) si pjesë e Procesit të Berlinit të BE,” ka shkruar ambasadori Greiçevci në Facebook.

Sipas tij, sot në Trieste do të shpallen disa projekte të rëndësishme të investimeve në infrastrukturë, duke përfshirë një Zonë Ekonomike Rajonale të dizajnuar për të lehtësuar investimet e huaja direkte në rajon, shkruan Indeksonline.

“Masat e të rinjve dhe antikorrupsionit pritet të jenë në qendër të samitit.”