Ambasadori gjerman në Beograd: Ndryshimi i kufijve i papranueshëm

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm tha sot se vënia në pikëpyetje e kufijve të Ballkanit Perëndimor është e papranueshme.

Lajme

24/04/2015 17:58

Wilhelm, duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike, tha se deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, askush në BE nuk e ka vlerësuar pozitivisht, transmeton lajmi.net.

Ambasadori gjerman rikujtoi se zëdhënësja e Komisionit Evropian kritikoi deklaratën e Ramës.

“Ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor, është i papranueshëm, por kjo është një temë që gjithmonë është e pranishme”, tha ai.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Wilhelm tha se ai beson se të dyja palët duhet të jenë të gatshme për të bërë lëshime. Këto negociata sipas tij janë të vështira, por në interes të të dyja palëve. (lajmi.net)