Ambasadori gjerman në Beograd i hesht serbët: Kosova ka të drejtë ta formojë ushtrinë

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb ka thënë se Kosova ka të drejtë ta formojë ushtrinë.

Lajme

14/12/2018 09:07

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb ka thënë se pret që Parlamenti i Kosovës sot të votojë transformimin e forcave të sigurisë në ushtri.

Por, beson se pas këtij vendimi situata mund të jetë më stabile.

Schieb ka theksuar se shtetet e pavarura kanë të drejtë në ushtri.

“Por, ndoshta ky ka qenë momenti më i papërshtatshëm sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Duke u përgjigjur në pyetje nëse anëtarësimi i Serbisë në BE do të jetë i kushtëzuar me pranimin e pavarësisë së Kosovës, Schiev ka thënë se Serbia duhet t’i përmbush të gjitha 35 kushtet, e një prej tyre është edhe ajo e lidhur me Kosovën.

“Gjermania hapur dënon taksën prej 100 për qind të cilën e ka vendosur Prishtina ndaj mallrave nga Serbia dhe shpresoj që një masë të tërhiqet së shpejti”, shtoi ai. /Lajmi.net/