Ambasadori Delawie shkon në ushtri

Trupat e NATO-së në Kosovë kanë aktualisht 4.506 pjesëtarë. Por shteti që ka më së shumti ushtarë aktualisht në Kosovë, janë SHBA-të me 683, raporton lajmi.net.

Lajme

09/02/2016 17:07

Ambasadori amerikan në Kosovë ka vizituar trupat amerikane të cilët në Kosovë veprojnë në kuadër të KFOR-it. Ata janë të vendosur në kampin më të madh ushtarak në Bonsteel që ndodhet afër Ferizajt.

Ambasadori I SHBA-së, Greg Delawie, ka përshkruar edhe ndjenjën e tij për këtë vizitë, raporton lajmi.net.

“I nderuar të vizitoj sot pjesëtarët amerikanë që shërbejnë në KFOR”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Tëitter.

“…Ata të cilët kujdesën për një Kosovë të qetë e të sigurt”, ka shkruar Delawie, duke përshkruar në këtë mënyrë ardhjen e ushtarëve të rinj amerikanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it, raporton lajmi.net.

Aktualisht trupat e NATO-së në Kosovës që veprojnë në kuadër të KFOR-it kanë 4.609 pjesëtarë.

SHBA-të kontribuojnë me 683 ushtarë, që është edhe numri më i madh nga shtetet kontribuese, pasuar nga Gjermania me 666 pjesëtarë dhe e ndjekur nga Austria me 558 ushtarë./lajmi.net