Ambasadori Delawie: Së bashku, ne do ta bëjmë suksesin e madh realitet (Video)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka dërguar një mesazh urimi me rastin e festës së Vitit të Ri.

Lajme

31/12/2015 14:31

Ai ka thënë se viti 2015 ka qenë një vit i rëndësishëm për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjet që ka arritur Kosova me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me korporata të ndryshme ndërkombëtare dhe me Serbinë. Sipas tij, këto marrëveshje i kanë hapur rrugën Kosovës drejt një zhvillimi të ekonomisë dhe integrimi drejt Bashkimit Evropian.

“Viti 2015 ka qenë poashtu një vit i rëndësishëm për Kosovën, marrëveshjet e reja me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe “Millennium Challenge Corporation” hapin derën për më shumë zhvillime ekonomike në të ardhmen. Poashtu, Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, poashtu edhe marrëveshjet me Serbinë kanë sjellë progres në integrimin regjional “, ka thënë Delawie.

Ai mes tjerash ka folur edhe për incidentet në Kuvendin e Kosovës dhe protestat në rrugët e qyteteve të Kosovës.

“E di që ndonjëherë progresi ka qenë i ngadalshëm, i penguar nga dhuna dhe veprimet kriminale në Parlament dhe në rrugë dhe i frenuar nga korrupsioni dhe nga ngërçi. Por, sot po e kthejmë kalendarin në një vit të ri, një vit të mbushur me shpresë dhe energji të ripërtërirë”, ka porositur Delawie.

Më poshtë gjeni të plotë urimin e Ambasadorit, Greg Delawie me rastin e festës së Vitit të Ri.

 “Viti 2015 ka qenë një  vit i mbushur me eksperienca të reja për mua dhe familjen time. Faleminderit shumë për mikpritjen e nxehtë që kam pranuar në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Dragash, Zveçan dhe shumë qytete tjera në Kosovë.

 Viti 2015 ka qenë poashtu një vit i rëndësishëm për Kosovën, marrëveshjet e reja me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe “Millennium Challenge Corporation” hapin derën për më shumë zhvillime ekonomike në të ardhmen. Poashtu, Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, poashtu edhe marrëveshjet me Serbinë kanë sjellë progres në integrimin regjional .

E di që ndonjëherë progresi ka qenë i ngadalshëm, i penguar nga dhuna dhe veprimet kriminale në Parlament dhe në rrugë dhe i frenuar nga korrupsioni dhe nga ngërçi. Por, sot po e kthejmë kalendarin në një vit të ri, një vit të mbushur me shpresë dhe energji të ripërtërirë.

Sot, gjersa shikojmë përpara, secili prej nesh ka rastin të reflektojë përsëri në shpresat dhe ëndrrat tona. Çka do të sjellë viti 2016? Si do të punojmë së bashku për t’i realizuar ato shpresa dhe ëndrra? Ka qenë nder dhe privilegj imi të mësoj nga ju dhe të punoj me ju gjatë vitit që po lëmë pas. Pres të vazhdoj ta mbështes Kosovën në rrugën e saj si shtet shumetnik, demokratik, me një të ardhme në qendër të Evropës. Së bashku, ne do ta bëjmë suksesin e madh realitet në vitin 2016. Edhe një herë, Gëzuar Viti i Ri”

YouTube player