Ambasadori Delawie reagon për kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për rastin e Xhabir Zharkut dhe ka kërkuar marrjen e masave, siç ka thënë, që kriminelët në të ardhmen të mos arratisen nga vendi.

Lajme

14/06/2018 17:22

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se e mbështet atë që e ka thënë O’Connell.

“Xhabir Zharku është dënuar me tri vjet burg për krimet e vetë. Kthimi i tij në Kosovë është i turpshëm. Por turpi i vërtet është që gjate gjashtë viteve mbas që u lejua të ikë nga drejtësia, asgjë nuk është bërë për të parandaluar politikanët të tjerë kriminel për ta bërë të njëjtën gjë. Unë nuk shoh asnjë arsye për një mundësi ligjore që lejon kriminelet të ikën nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit, në vend të kohës në burg. Shpresoj që reformat e drejtësisë nga Qeveria do të trajtojnë këtë boshllëk, për t’i ndihmuar ata policë dhe prokurorë që janë serioz në luftën kundër krimit të organizuar. Britania ka nevojë që Kosova të jetë partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar dje O’Connell.