Ambasadori Delawie i kënaqur me punimet në Mitrovicën e Veriut (Foto)

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka komentuar punimet që po zhvillohen në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Lajme

21/04/2017 18:01

Në një postim në twitter ai ka thënë se punimet në urën e Mitrovicës Veriore dhe në zonën e këmbsorëve po vazhdojnë  shumë mirë, transmeton lajmi.net

“Ura në Mitrovicën veriore dhe zona e këmbësorëve duket mirë. Ne presim progresin e vazhdueshëm”, ka shkruar Delawie.

Pas rrënimit të murit, punimet për rivitalizmin e urës në Mitrovicë janë duke vazhduar. /Lajmi.net/