Ambasadori Delawie: Asnjë vend në botë nuk e ka përkrahur FSK-në më shumë se SHBA-të

Ambasadori Amerikan Greg Delawie, gjatë një debati në OJQ-në FOL ka thënë se asnjë shtet nuk e ka përkrahur më shumë FSK-në se sa SHBA-të.

Lajme

29/03/2017 15:25

Ai ka thënë se mund të arrihet një marrëveshje edhe me minoritetet për krijimin e ushtrisë, por sipas tij, vetëm duhet angazhim maksimal i të gjitha palëve, sepse nuk bëhet ushtria brenda natës.

“Asnjë vend në botë nuk e ka përkrahur FSK-në më shumë se SHBA-të, kemi ndihmuar në hartimin e planit që ta bëjmë strategjinë se ku të arrijmë nga pika A. Kjo nënkupton që ta kemi një armatë siç e ka çdo vend nëpër botë, mendoj se mund të arrijmë një marrëveshje por duhet të angazhohemi në përpjekje t sistematike dhe kjo nuk ndodhë brenda natës, që tua sqarojmë komuniteteve”, ka thënë Delawie, raporton lajmi.net.

Ai ka folur edhe për iniciativën e presidentit të Kosovës që të mos përfshihen në zgjedhje njerëz nën hetime dhe me të kaluar kriminale.

Ambasadori ka thënë se nuk do të donte të ndodhte kjo, por deri më tani është duke u dëshmuar e kundërta, që kjo iniciativë nuk është përkrahur asnjëherë./Lajmi.net/