Ambasadori britanik në Beograd: BE dëshiron normalizim të plotë të marrëdhënieve Serbi-Kosovë

Bashkimi Europian (BE) vetëm kërkon normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Lajme

13/12/2014 10:43

Kështu ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, duke shtuar se e gjitha cfarë BE kërkon nga Serbia në raport me Kosovën, është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit.

“Ekziston një listë e qartë e kushteve. Ajo çfarë BE ka kërkuar është se dëshirojnë të shohin një normalizim të plotë të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Kjo është e paraparë edhe me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Keefe, transmeton lajmi.net.

Ai për të përditshmen serbe “Danas”, ka thënë se nuk e di se kur do të fillojnë bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE, por ka bërë të ditur kushtin e BE-së, që para së gjithash, Serbia duhet që fillimisht të punojë më shumë në normalizimin e raporteve me Kosovën.(lajmi.net)