Ambasadori austriak uron Veselin – Lajmi.net
Ambasadori austriak uron Veselin
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:06, 13 September 2017
Në vazhdën e takimeve me ambasadorë të shteteve të ndryshme, të akredituar në Kosovë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.

Ambasadori Pfandler konfirmoi se shteti austriak do të vazhdojë të jetë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha drejtimet, veçanërisht në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Kryeparlamentari Veseli ndërkaq, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Republikën e Kosovës dhe theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më tej.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Pfandler diskutuan edhe për proceset dhe sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.

Në emër të shtetit të tij, ambasadori Pfandler e uroi kryeparlamentarin Veseli për zgjedhjen për herë të dytë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në krye të institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të vendit.

Fjalët kyçe: Austria, Kadri Veseli

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels
  • Play Bubble Trouble