Ambasadori amerikan uron Dua Lipën për çmimet Grammy

Ambasadori amerikan, Phillip Kosnett ka uruar këngëtaren kosovare, Dua Lipën për çmimet në Grammy.

Lajme

12/02/2019 12:08

Kosnett ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore, përcjell lajmi.net.

“Urime Dua Lipës për çmimin e saj në Grammy, për artisten e re më të mirë. Gjithmonë mrekulli të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore”, ka shkruar Kosnett në twitter.

Dua Lipa, ka fituar dy çmime Grammy, për “Artisten e re më të mirë” si dhe atë për “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”. /Lajmi.net/