Ambasadori amerikan rikonfirmon mbështetjen e tij në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie ka rikonfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa ka vlerësuar faktin që Qeveria ka vënë në prioritet të lartë zhvillimin ekonomik, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Lajme

03/09/2015 11:09

Ai këtë e bëri të ditur gjatë takimit që u prit sot nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në të cilin ky i fundit e njoftoi atë me zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë me prioritetet e MZHE-së, raporton lajmi.net.

Ministri Stavileci ka theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë dhe atij të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë bazë e zhvillimit ekonomik, ndërsa ka shtuar se janë duke punuar për të finalizuar projektet që janë në proces të realizimit”, thuhet në komunikatë.

Kreu i MZHE-së me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fushat, duke shtuar nevojën e thellimit të bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. /lajmi.net