Ambasadori amerikan: Është fat që jam sot këtu dhe që do të vazhdoj të punojë për këtë vend

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett.

Lajme

03/12/2018 15:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, raporton lajmi.net.

Pas takimit në konferencën e përbashkët, ambasadori Kosnett, ka thënë se edhe para 15 viteve ai ishte pjesë e ambasadës amerikane në Prishtinë, ndërkaq tani është rikthyer përsëri në cilësinë e ambasadorit dhe kjo siç u shpreh ai, është fat për të që të punojë në Kosovë.

“Është nder i madh për mua. Unë isha pjesë e ambasadës amerikanë në Kosovë edhe para 15 viteve ku kam shërbyer për popullin tuaj. Është fat që jam sot këtu dhe që do të vazhdojë të punojë për këtë vend”, deklaroi ambasadori Kosnett, raporton më tutje lajmi.net.

Në anën tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi se, Kosova është mirënjohëse ndaj SHBA-së për mbështetjen që i jep Kosovës.

“Unë kisha kënaqësi që javën e kaluar të takohesha me dy ambasadorë dhe të marr pjesë në betimin e ambasadorit. Jam mirënjohës në deklaratat për Kosovën, është njëri me fat që do të shërbej me popullatën më pro-amerikane në botë. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në tri dekadat e fundit. Pres me padurim të fillojmë angazhimet e përbashëkta me një agjendë të koordinuar në fqinjësi të mirë, zhvillimin ekonomik, ligjin dhe rendin, një të ardhme euroatlantike dhe një drejtim të qartë për vendin”, u shpreh presidenti Thaçi. /Lajmi.net/