Ambasadori amerikan: E duam Kosovën në zemër të Evropës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka shënuar progres, ndonëse nuk po lëviz shpejtë, ashtu siç duhet.

Lajme

26/05/2016 23:36

Ai ka thënë se përkundër historisë dhe këndvështrimeve dalluese, Kosova dhe Serbia kanë shënuar progres në përmirësimin e marrëdhënieve.

“Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Shtetet e Ballkanit duhet të punojnë së bashku, dhe të tentojnë të bëjnë gjëra, që sjellin ndryshime praktike”, tha ambasadori amerikan, duke shtuar se Kosova duhet të jetë pjesë e Evropës.

Në një intervistë, në televizionin RTV21, ai ka folur edhe për hapat pozitiv që janë shënuar në Kosova së fundit, duke përmendur sukseset në fushën e sportit, si pranimi në UEFA dhe FIFA, si dhe paraqitjen e parë të vendit në Lojërat Olimpike.