Ambasadori amerikan dhe koordinatori kundër terrorizmit viziton Kosovën

Ambasadori amerikan dhe koordinatori kundër terrorizmit, Nathan A. Sales do të bëjë një vizitë në Ballkan nga 14 deri më 20 tetor.

Lajme

14/10/2018 15:28

Në kuadër të këtij turi, ajo do të qëndrojë në Kosovë, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, përcjell Klan Kosova.

Pos Kosovës, Sales, do ta vizitojë edhe Shqipërinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ai do të zhvillojë diskutime bilaterale me homologët e tij në fushën e bashkëpunimit kundër terrorizmit, ndjekjen e terroristëve dhe sigurinë kufitare.