Ambasadorët thirrje deputetëve të LDK-së: Votojeni demarkacionin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka refuzuar ta votojë Demarkacionin nëse i bashkëngjitet raporti i Shpejtim Bulliqit.

Lajme

21/02/2018 23:20

 

Lajmi.net merr vesh se pas këtij vendimi të Grupit Parlamentar të LDK-së, ambasadorët e vendeve të Kuintit e kanë thirrur LDK-në duke i kërkuar që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ambasadorët e vendeve të Kuintit kanë thirrur në LDK dhe kanë kërkuar që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi. Njëra prej arsyeve është që Demarkacioni është afër të kalojë dhe nuk duhet të lëshohet ky rast”, ka thënë një burim brenda LDK-së për lajmi.net.

Më herët lajmi.net raportoi se LDK-ja nuk do ta votoi Demarkacionin me Malin e Zi, nëse në të futet edhe raporti i Shpejtim Bulliqit.

E të njëjtën e konfirmoi në Tv Dukagjin deputeti i kësaj partie Driton Selmanaj.

Ekskluzive: LDK nuk do ta votojë Demarkacionin nëse i bashkohet raporti i Bulliqit