Ambasadorët kërkojnë ushtrim të influencës nga Ali Ahmeti për aferën e përgjimeve (Video)

Ambasadorët e SHBA-së si dhe vendeve të BE-së të akredituar në Shkup, gjatë një takimi që kanë zhvilluar me kryetari e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i kanë kërkuar atij dhe BDI-së që të ushtrojë influencë që të hetohen të gjitha të veprimet e këqija që janë ekspozuar nga përgjimet.

Lajme

12/05/2015 16:57

Pas takimit me ambasadorë, Ahmeti nuk ka dhënë prononcim për gazetarët, por këtë e kanë bërë Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë si dhe shefi i Delegacionit të BE-së.

Ata kanë kërkuar nga Ahmeti që të adresojë të gjithë veprimet e këqija që janë zbuluar nga opozita maqedonase nëpërmjet publikimit të përgjimeve.

Ambasador italian i cili ka folur në emër të kolegëve të tij ka thënë se BDI duhet të marrë qëndrim rreth aferës së përgjimeve të cilat janë publikuar nga LSDM, duke kërkuar që të hetohet përmbajtja e tyre dhe akuzat serioze të opozitës për keqpërdorime të shumta nga ana e zyrtarëve të Qeverisë.

YouTube player