Ambasadorët amerikanë të rajonit tonë bëjnë një foto interesante

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të akredituar në vendet e rajonit - në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Kroaci dhe vende të tjera - kanë realizuar një takim me dy diplomatë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee dhe Matthew Palmer.

Lajme

19/09/2017 20:41

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Ai këtë njoftim e ka shoqëruar edhe me një fotografi të pazakontë për diplomatët.

Delawie dhe kolegët e tij diplomatë, përfshirë zyrtarët e lartë nga Uashingtoni, në këtë fotografi shihen duke kërcyer, me duart e ngritura lart.

Nuk dihet se në ç’vend është realizuar fotografia interesante.

“Jam mbushur energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Delawie, në legjendën e fotografisë.