Ambasada gjermane: Gjykata Speciale nuk ndërlidhet me qëllimet politike – Lajmi.net
Ambasada gjermane: Gjykata Speciale nuk ndërlidhet me qëllimet politike
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:25, 12 October 2017
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë se Dhomat e specializuara, të njohura si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, janë institucione gjyqësore kyçe dhe të rëndësishme për Kosovën, sepse kontribuojnë për sundimin e ligjit.

Në përgjigjen për Radion Evropa e lirë, Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e specializuara nuk ndërlidhen me qëllimet politike.

“Ato në asnjë rast nuk janë të lidhura me qëllimet politike jashtë mandatit të tyre specifik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se Gjermania vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, sikurse UNESCO dhe Interpoli dhe se do të vazhdojë përkrahjen e tillë.

“Kushtet për liberalizimin e vizave janë vendosur në mënyrë të qartë në udhërrëfyes; demarkacioni më Malin e Zi dhe lufta e dëshmuar kundër korrupsionit, edhe më tutje janë dy kushtet e papërmbushura”, ka thënë Ambasada gjermane në Prishtinë.

Kjo ambasadë, gjithashtu, ka theksuar se definimi i mandatit të Forcës së Sigurisë të Kosovës është vendim sovran i Kosovës , por se transformimi duhet të bëhet duke u bazuar në Kushtetutë, duke i përfshirë të gjitha palët, si dhe në koordinim me NATO-n.

Fjalët kyçe: Gjermania, Gjykata Speciale

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2