Ambasada e Shqipërisë tregon nëse nga tërmeti në ishujt grek ka shqiptarë të lënduar

Ambasada shqiptare në Athinë reagoi për tërmetin në Ishullin Kos. Sipas ambasadës dy shtetas kanë humbur jetën, një turk dhe tjetri suedez, ndërsa nuk ka shqiptarë të lënduar.

Lajme

21/07/2017 10:24

Dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa numri i të plagosurve raportohet të jetë më shumë se 100.

“Nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez). Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar. Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë”, thuhet në njoftimin e ambasades, raporton lapsi.al.