Ambasada e SHBA-ve u bënë thirrje partive që të heqin dorë nga dhuna

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka vlerësuar se vetëm një Kuvend që funksion mund të merr masa të cilat nevojiten për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Lajme

20/10/2015 15:57

Ambasada Amerikane nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm i Kosovës dhe funksioni i tij është jetik për demokracinë, përparimin, dhe sigurinë e Kosovës.

SHBA, u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga  çfarëdo kërcënimi me dhunë

“Vetëm një Kuvend që funksionon mund të debatojë dhe miratojë masat që nevojiten për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. U bëjmë thirrje gjitha partive që të heqin dorë nga çfarëdo kërcënimi me dhunë që është edhe i paligjshëm edhe i papërputhshëm me një shtet modern demokratik”, thuhet në komunikatë.