Ambasada e SHBA-ve në Sarajevë: Republika Serbe dhe Kosova nuk kanë asgjë të përbashkët

Nuk ekzistojnë paralele ndërmjet Republikës Serbe dhe Kosovës, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të përkushtuara në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lajme

15/11/2017 16:55

Kështu thuhet në Zyrën për media të Ambasadës së Amerikës në Sarajevë.

Kjo përgjigje Ambasadës Amerikane në Sarajevë vije pas kërkesës së Tanjug-ut që ta komentoj deklaratën e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq për njohjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Të pyetur se si e shohin deklaratën e Izetbegoviqit që Bosnja është dashur kohë më parë ta njoh Kosovën, me “çka cenohet integritetit territorial i Serbisë, garant i Marrëveshjes së Dejtonit – respektivisht rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Bosnjës, dhe se a mund të jetë kërcënim për raportet në rajon”, në përgjigje thuhet:

“Qëndrimi i Qeverisë së SHBA-ve lidhur me këtë çështje është i qartë. Nuk ekzistojnë paralele ndërmjet Republikës Serbe dhe Kosovës. BeH ka qenë shtet sovran dhe i pranuar ndërkombëtarisht edhe para Marrëveshjes së Dejtonit. SHBA-të dhe vendet tjera anëtare të Bashkësisë Ndërkombëtare janë plotësisht të përkushtuara për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”.  /Lajmi.net/