Ambasada e Kosovës në Panama kremton 10 Vjetorin e Pavarësisë

Në një ceremoni solemne, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Panama, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje të shkëlqyer në ambientet e Hotel Las Americas Golden Tower  për të kremtuar 10 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Lajme

22/02/2018 18:04

Në fjalimin e mirëseardhjes në këtë ceremoni, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, foli për rolin e Misionit diplomatik të Kosovës në Panama, lidhjet mes Kosovës dhe Panamasë, procesin e njohjeve si dhe avancimin e mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve të Amerikës Latine.

Ajo gjithashtu, vuri në pah të arriturat kyçe të Kosovës gjatë kësaj dekade në planin e brendshëm dhe të jashtëm duke u përqëndruar tek procesi i konsolidimit të shtetit, dialogu rajonal si dhe hapat e ardhshëm në marrëdhënien kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian.  Një pjesë të fjalimit të saj Ambasadorja Rudi ia kushtoi edhe marrëdhënieve dypalëshe me Panamanë, si një vend mik dhe partner i Kosovës. Në këtë konteks ajo vuri në dukje marrëveshjet bilaterale dhe hapat e mëtejmë drejt avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Panamasë si seli e Kosovës në Amerikën Latine.

 Ndërkaq, duke folur në emër të qeverisë panameze, zëvendësministrja e ngarkuar dhe drejtoresha për çështje ligjore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Panamasë, Farah Diva Urrutia,  pasi përcolli urimet e përzemërta të Presidentit të Panamasë Juan Carlos Varela dhe të zv. Presidentes Isabell de Saint Malo për 10 vjetorin  e Pavarësisë tha se është e lumtur që  pas një dekade sfiduese përpjekjesh Kosova po i vjel me përkushtim dhe këmbëngulësi frytet e detyrës së vështirë të shtetformimit dhe konsolidimit.

Ajo ritheksoi respektin, admirimin dhe miqësinë e Panamasë me Kosovën duke shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve do vazhdojnë të forcohen edhe më tej në funksion të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale për qytetarët e të dyja vendeve.

 Panamaja ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të vitit 2009 kurse Ambasada e Republikës së Kosovës në Panama është hapur në nëntor 2013 dhe është ambasada e parë dhe e vetme e Kosovës në këtë pjesë të botës./Lajmi.net/

thtrh trherter trhgtrhg trhjtrh trhrth trhtr trhtrh trherter-copy