Ambasada e Kosovës në Londër, ulë flamurin në gjysmështizë (Foto)

Ambasada e Kosovës në Londër, ka ulur flamurin në gjysmështizë, për të nderuar 129 viktimat e sulmeve terroriste të Parisit.

Lajme

15/11/2015 11:12

Ambasadori Lirim Greiçevci ka postuar një fotografi në Facebook, duke thënë se ulja e flamurit në gjysmështizë bëhet për të shprehur solidaritet me Parisin dhe popullin e Francës, raporton lajmi.net.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shpallur ditën e sotme ditë zie, për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Në të gjitha institucionet shtetërore, si brenda dhe jashtë vendit, flamujt do të ulen në gjysmështizë./lajmi.net

Ambasada e Kosovës në Londë