Ambasada e Kosovës në Itali: S’kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë të Kosovës

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Itali, ku pas shembjes së urës në Gjenova raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 35 persona.

Lajme

14/08/2018 18:10

Ashtu siç dihet, në Itali jetojnë një numër i konsiderueshëm i kosovarëve dhe deri më tani nuk ka ndonjë raportim për të vdekur apo lënduar nga kjo tragjedi.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali përmes një njoftimi ka thënë se janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë.

“Ambasada e Kosovës në Romë qëndron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova”.

Ambasada deri tani nuk ka informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë të Kosovës.

Ambasada jonë në Romë ka dhënë edhe numrat emergjent, të cilët janë: +39 3319165296 , +39 3472127662.