Ambasada e Kosovës në Gjermani deklarohet për dy fëmijët e zhdukur

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar se ka pranuar informatën se dy fëmijë kosovarë që jetojnë atje kanë rezultuar të zhdukur.

Lajme

20/04/2018 22:50

Sipas ambasadës, janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Policisë gjermane e cila po i kërkon fëmijët që janë humbur nga  mëngjesi i së enjtes.

Fëmijët në fjalë kanë qenë të lajmëruar me vendbanim të fundit në Borsdorf afër Leipzigut.

“Fatkeqësisht deri me tani autoritetet gjermane nuk kanë arritur të i gjejnë 13-vjeçarin Q. N. dhe 11-vjeçarin L. N. të cilët janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kujtojmë, se dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë, të paktën kështu kishte deklaruar në polici njëri prej prindërve të tyre.