Ambasada e Amerikës në Shqipëri uron Ilir Metën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka uruar kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta për zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.

Lajme

28/04/2017 18:54

“Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”, thuhet në një deklaratë të ambasadës.

Meta u zgjedh president i Shqipërisë  me 87 vota.