Ambasada britanike: Vrasësit e Ivanoviq të dalin para drejtësisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar pas vrasjes se politikanit serb në Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/01/2018 17:16

Përmes një njoftimit dërguar mediave thuhet, se ambasada është e ka marrë me shqetësim vrasjen e politikanit serb dhe kërkon që kryerësit e krimit të dalin para drejtësisë, transmeton lajmi.net.

“Jemi thellë të brengosur me vrasjen e Ivanoviq. Shprehim keqardhje dhe ngushëllime për familjen dhe miqtë. Ashtu si për çdo krim, ne thërrasim Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të rendit dhe ligjit që të hetojnë incidentin në tërësi dhe të sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur”, shkruan në qëndrimin e ambasadës. Është më rëndësi që politikanët dhe ata në jetën publike të iu mundësohet të operojnë pa frikë e dhunë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

Aty bëhet thirrje për qetësi dhe thirret secili që të bashkëpunojë me policinë për të sjell kryerësit para drejtësisë. /Lajmi.net/