Ambasada amerikane mirëpret marrëveshjen me Bechtel&Enka

Ambasada e shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur përmbylljen me sukses të marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel/Enka-s për ndërtimin e Rrugës 6 (Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit), e cila erdhi pas përfundimit të një procesi transparent.

Lajme

01/07/2014 16:00

Kështu thuhet në një deklaratë për media të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e autostradës Prishtinë –Hani i Elezit, të njohur si Rruga 6, duke shpallur kështu fitues konsociumin amerikano-turk Bechtel&Enka.

“Bechtel-i është ndër ndërmarrjet më të suksesshme amerikane që veprojnë në rajon dhe shquhet për ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe shumë cilësore me standardet më të larta inxhinjerike”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.

“Rruga 6 do t’i shërbejë rritjes së tregtisë dhe turizmit në Kosovë dhe do të sjellë mundësi të reja ekonomike për rajonin”, thuhet në deklaratë.