Ambasada amerikane i ndan mirënjohje Lutfi Hazirit

Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Jennifer Bachus, në kuadër të aktivitetet të Ambasadës Amerikane “Amerika me Kosovën”, të mbajtur në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti”, ka ndarë mirënjohje për kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin

Lajme

07/05/2015 10:54

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, mirënjohja i është dhënë për mbështetjen e veçantë të punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së Sektorit Civilo-Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe ICITAP-it në implementimin e programit social në terrenit “America with Kosovo”.

Haziri ka shprehur  falënderimin për  mirënjohejne si dhe për kontributin që Ambasada Amerikane dhe Shtetet e Bashkuara po japin për Gjilanin dhe për Kosovën në të gjitha aspektet.