Maqedonia konfirmon se Gruevski gjendet në Hungari

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka konfirmuar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në Hungari.

Lajme

13/11/2018 18:30

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas verifikimeve të bëra ka arrit të konfirmojë se IP adresa prej ku ish kryeministri Nikolla Gruevski ka njoftuar se ndodhet në Hungari është e vërtetë, raporton Alsat.

Dikasteri Brendshëm konfirmon se IP rezulton në Hungari dhe se prezencën e tij e ka konfirmuar edhe policia hungareze dhe i njëjti ka kërkuar azil.

Nga MPB njoftojnë se do të kërkojnë nga Gjykata Penale lëshimin e flet-arrestit ndërkombëtar për Gruevskin.