‘AMA’ shpallë artistin e vitit! Taylor Swift fiton katër çmime

Edhe sivjet 'American Music Awards' mblodhi emra të mëdhenj të cilët parakaluan mbi tapetën e kuqe dhe rrëmbyen çmime.

ShowBiz

10/10/2018 09:11

Në edicionin e 46-të të kësaj ngjarje fituese si ‘Artistja e vitit’ me katër çmime u shpall Taylor Swift, shkruan lajmi.net

Përveç çmimit kryesor, Swift rrëmbe edhe tri çmime të tjera e që janë:

1.Turi i vitit

2.Artistja e preferuar femër-Pop/Rok

3.Albumi i preferuar – Pop/Rok

Të pranishme ishin edhe tri këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat kanë shkëlqyr dhe ishin ndër të komentuarat në mediat e huaja.

Bebe dhe Dua ishin të nominuara mirëpo nuk morën çmime ndërsa Rita nuk ishte fare e nominuar./Lajmi.net/