Alves zbulon diçka interesante në lidhje me Mourinhon

Mbrojtësi i PSG-së, Dani Alves, ka zbuluar se ka qenë afër nënshkrimit me Chelsean, kur kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho.

Sport

09/11/2018 13:50

Dani Alves dhe Jose Mourinho kanë mundur të punojnë së bashku te Chelsea në vitin 2007.

Ish reprezentuesi i Brazilit ka qenë ende pjesë e Sevillas kur kishte rënë dakord që të kalonte në ‘Stamfrod Bridge’ te Chelsea.

Megjithatë kjo lëvizje nuk u finalizua, dhe Alves qëndroi në Sevilla edhe për një tjetër sezon, për të kaluar në vitin 2008 te Barcelona.

“Unë nuk shkova te Chelsea shkaku i klubit, jo shkaku im”, ka deklaruar Alves, përcjell ‘lajmi.net’.

“Mendova se kishte përfunduar, isha duke shkuar për të punuar me të. Nuk e di nëse ai ka marrë informacione tjera, që nuk kam dashur të shkoj ose diçka tjetër, sepse raportet tona nuk kanë qenë të mirë, dhe për këtë s’ka qenë faji im”.

“Isha i bindur se do të punoja me atë dhe do të bëhesha pjesë e ekipit të tij”./Lajmi.net/