Alves s’e di a do të qëndrojë në Barcelonë

Dani Alves nuk e di ende nëse do të luajë në Barcelonë apo jo sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi brazilian e pranon se do të donte të vazhdojë me gjigantin katalunas, por shton se e ardhmja nuk është në duart e tij.

Sport

10/07/2014 21:47

Dani Alves e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Barcelona gjatë verës, por e pranon se e ardhmja në Camp Nou nuk është në duart e tij.

31 vjeçari flitet se mund të përfundojë në Paris Saint-Germain, por ende asgjë nuk ka të re në këtë aspekt.

“Unë nuk e di se ku do të luaj sezonin tjetër. Do të takohem me drejtuesit e Barcelonës dhe ta marrim një vendim”, u shpreh Mascherano për El Mundo Deportivo.

“Nëse klubi kërkon nga unë që të qëndroj, do të mbetem në Barcelonë. Kam kontratë dhe do të isha i lumtur të qëndroj. Mirëpo, nuk varet gjithçka nga unë”, vazhdoi përfaqësuesi brazilian.

“Kam dhënë gjithçka për Barcelonën, që kur kam ardhur këtu, edhe pse nuk kemi fituar shumë në dy vjetët e fundit, të cilët më kanë lënë paksa zbrazësi”, përfundoi Alves, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2015.

Ai iu bashkua gjigantit katalunas nga Sevilla në verën e vitit 2008 dhe nga ajo kohë ka zhvilluar afro 300 ndeshje zyrtare me Barcelonën.