Alves: Ronaldo nuk e meritoi penalltinë

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves thotë se faulli i tij në Cristiano Ronaldon mbrëmë ishte jashtë vijës së 16 metërshit dhe se referi gaboi kur akordoi penallti për Real Madridin në këtë rast, në El Clasicon e zhvilluar mbrëmë. Gjyqtari Undiano Mallenco dha penallti gabimisht, pasi përfaqësuesi brazilian e rrëzoi atë portugez jashtë zonës në…

Sport

24/03/2014 12:20

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves thotë se faulli i tij në Cristiano Ronaldon mbrëmë ishte jashtë vijës së 16 metërshit dhe se referi gaboi kur akordoi penallti për Real Madridin në këtë rast, në El Clasicon e zhvilluar mbrëmë.

Gjyqtari Undiano Mallenco dha penallti gabimisht, pasi përfaqësuesi brazilian e rrëzoi atë portugez jashtë zonës në minutën e 55’të të ndeshjes, pas së cilit rast, CR7 shënoi nga 11 metërshi për 3:2 momental.

“Nuk e rrëzova Ronaldon për penallti. Menjëherë e kam parë që ishte jashtë zonës. Ishte një vendim i vështirë për referin. Ai duhet të vendos në sekondë”, deklaroi Alves për ESPN Brasil.

“Në fund, më e rëndësishmja është se ne i morëm tri pikë”, vazhdoi përfaqësuesi brazilian, pas fitores 4:3 në Santiago Bernabeu.

Më pas, Alves foli edhe për gjasat që ka Barcelona për titull të kampionit, duke insistuar se gjiganti katalunas do të luftojë deri në fund të sezonit.

“Ishte një sezon i vështirë për ne sepse Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë qenë në formë të mirë. Nuk është e lehtë kur nuk i ke gjërat në dorën tënde, por mund t’ju siguroj se do të luftojmë deri në fund për ta mbrojtur titullin”, përfundoi Alves.