Alves në PSG

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain, dhe do të transferohet te kampioni i Ligue 1, pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil.

Sport

09/05/2014 19:30

Sipas të përditshmes sportive franceze L’Equipe, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves është 99 përqind futbollist i ri i Paris Saint-Germain.

Pikërisht sot, ylli brazilian pranoi se mund të braktis gjigantin katalan në fund të këtij sezoni nëse nuk ndryshon “energjia negative” që sipas tij ka mbizotëruar në klub në periudhën e fundit.

Dhe, menjëherë është publikuar lajmi se Alves ka arritur marrëveshje me kampionin e katërfishtë të Francës, Paris Saint-Germain.

Palët do ta zyrtarizojnë marrëveshjen pas Kampionatit botëror ku Alves do të paraqitet me Brazilin, shteti nikoqir i garës dhe një prej skuadrave favorite për të fituar titullin e kampionit.

Para kësaj, Alves do të mundohet t’i ndihmojë Barcelonës që të shënojë fitore në dy duelet e mbetura të La Ligës kundër Elches dhe Atletico Madridit, që do t’ju mjaftojë për të fituar titullin e kampionit në Spanjë.