Alves në Premierligë

Dani Alves ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi brazilian po ashtu ka njoftuar se do të transferohet në Premierligë.

Sport

02/10/2014 10:41

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves ka thënë se planifikon të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Për më tepër, ylli brazilian ka bërë të ditur se karrierën do ta vazhdojë në Premierligë.

“Do të shkoj në Angli në vitin e ardhshëm”, deklaroi Alves për të përditshmen nga Rio de Janeiro, “O Globo”.

“Ky do të jetë viti im i fundit në Barcelonë”, shtoi ai.

Alves nuk zbuloi emrin e klubit ku do të transferohet pas largimit nga gjiganti katalan, mirëpo spekulohet se ai është afër arritjes së marrëveshjes me Liverpoolin.

31-vjeçari iu bashkua Barcelonës më 2008 dhe fitoi katër tituj të kampionit në La Ligë dhe dy herë Ligën e Kampionëve.