Alves në negociata me PSG

Menaxherja e mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves ka udhëtuar për në Paris për të filluar negociatat për transferimin e brazilianit në Parc des Princes.

Sport

26/03/2015 14:48

Dani Alves është gjithnjë e më larg Barcelonës.

Mbrojtësi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Camp Nou, dhe tani është shumë pranë të konfirmojë largimin nga klubi.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, menaxherja e tij, Dinorah Santana, është nisur për në Paris, për të filluar negociatat me kampionin e Ligue 1.

Andaj, Alves është gjithnjë e më afër largimit nga Barcelona dhe Parisi mund të jetë një kapitull i ri në karrierën e tij.