Alves në Juventus?
E ardhmja e Dani Alvesit mund të jetë në Serie A. Kampioni i Italisë, Juventus, vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e tij, madje gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sport
Juventus është duke analizuar tregun në kërkim të ndonjë mundësie të mirë për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, emri më i nxehtë për krahun e djathtë është ai i Dani Alves, mbrojtësi brazilian i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.
Kampioni i Italisë dëshiron ta transferojë ish yllin e Sevillas duke konsideruar situatën delikate me Stephan Lichtsteiner, që po ashtu do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, ndërsa kërkohet nga Paris Saint-Germain.
Në rast se dështon në transferimin e Alvesit, Juventus do të rikthehet pas Ignazio Abates së Milanit.