Alves në Chelsea?

Chelsea është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Barcelonës, Dani Alves, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

04/10/2014 15:27

Chelsea është favorit për transferimin e mbrojtësit Dani Alves nga Barcelona pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, me kërkesë të veqantë nga Jose Mourinho.

Alves ka bërë të diture se do të largohet nga Barcelona dhe do të vazhdojë karrierën në Premierligë.

Manchester United dhe Liverpool janë përmendur po ashtu në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Por, portali spanjoll “Fichajes”, ka bërë të ditur se Chelsea do ta fitojë garën për brazilianin, falë insistimit nga Mourinho.

“Special One” thuhet se ka kërkuar nga bordi i Blues që të përkujdeset për transferimin e Alvesit, menjëherë në janar.