Alves mesazh Ronaldos, pas kritikave ndaj bashkëlojtarëve

Dani Alves i ka dërguar një mesazh Cristiano Ronaldos, pas kritikave që ky i fundit i bëri ndaj bashkëlojtarëve të tij.

Sport

28/02/2016 15:15

Dani Alves e ka thumbuar Cristiano Ronaldon, pas kritikave që portugezi i bëri për bashkëlojtarët.

Alves ka shkruar se ajo çfarë e karakterizon një ekip të suksesshëm është respekti dhe bashëpunimi që kanë lojtarët mes vete, transmeton Sport.

“Madhështia e një ekipi qëndron në respetin dhe bashkëpunimin që kemi. Së bashku ishim, jemi dhe do të jemi çfarë duam”, ka shkruar braziliani.

Gazeta katalunase thekson se Alves ka dashur ta përshkruajë respektin që e kanë lojtarët e Barçës mes vete, për ta krahasuar kështu me reagimin e Ronaldos ndaj bashkëlojtarëve të tij.

Ronaldo kishte deklaruar se po të ishin edhe futbollistët tjerë të Realit në të njejtin nivel me të, Los Blancos ndoshta do të ishin në vendin e parë.