Alves mbetet në Barcelonë

Dani Alves do të mbetet në Barcelonë. Menaxherja e tij Dinorah Santa Ana ka theksuar se ylli brazilian nuk do të largohet nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

15/08/2014 17:08

Deri së fundmi raportohej se është këshilluar të gjejë një skuadër të re, por sot ka ardhur një konfirmim se Dani Alves nuk do të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Menaxherja e Alvesit, Dinorah Santa Ana ka insistuar se klienti i tij do të mbetet në Camp Nou përkundër spekulimeve të shpeshta se është këshilluar nga trajneri i ri Luis Enrique që të gjejë një skuadër të re.

“Dani do të mbetet në Barcelonë”, deklaroi Santa Ana për “Tuttomercatoweb.it”.

Barcelona është në përgatitje për sezonin e ri dhe Alves raportohet se është duke punuar me intensitet të lartë në mënyrë që të bind trajnerin Enrique se meriton të jetë pjesë e ekipit.