Alves: Ky sulmues është Cristiano Ronaldo i ri

Dani Alves ka thënë se bashkëlojtari i tij nga Kombëtarja e Brazilit mund të përcjell rrugën e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

16/11/2017 07:29

Dani Alves nuk ka dyshime për kualitetet e sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka thënë se bashkëlojtari i tij nga Kombëtarja e Brazilit mund të përcjell rrugën e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Nuk kam bërë shaka kur e quaja Ronaldo, ai është futbollist i madh i cili më duket më i zhvilluar sa herë që e shoh”, deklaroi Alves, përcjell “lajmi.net”.

“Është futbollist i jashtëzakonshëm”, u shpreh ai. /Lajmi.net/